LAJME

Trupat shqiptarë dhe bullgarë të KFOR-it trajnohen si të përdorin flutaraket në kohë të trazirave

Trupat shqiptarë dhe bullgarë të KFOR-it trajnohen si të përdorin flutaraket në kohë të trazirave
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2025, 12:58

Ushtarët nga Shqipëria dhe ata bullgarë të misionit të KFOR-it zhvilluan një trajnim për përdorimin e helikopterit në aktivitetet kundër trazirave.

KFOR-i thotë se trajnimi synon të konsolidojë dhe përmirësojë aftësinë për të kryer aktivitete CRC (Croëd and Riot Control) duke përdorur helikopterin ndërsa mbahen pajisje për kontrollin e trazirave.

Në veçanti, ushtarët e KFOR-it u trajnuan për të zbatuar procedurat e duhura gjatë fazave delikate të hipjes dhe uljes, duke i përshtatur ato me aftësitë e kontrollit të turmës.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika