Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë tarifë globale prej 15 për qind, teksa ka vazhduar kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Supreme që ia rrëzoi tarifat e mëhershme.
Të premten ai u shpreh se do ta zëvendësojë tarifën prej 10 për qind që u hodh poshtë nga Gjykata Supreme, me një të re në po atë vlerë. Ndërkaq të shtunën, nëpërmjet një shkrimi në Truth Social, ai ka njoftuar se kjo do të rritej në 15 për qind.





