- Reklama -

Trump: Hamasi të bëjë çka është e drejtë ose e pret forca brutale e aleatëve

Shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se do të mirëprisnin mundësinë që të dërgonin forca në Gazë dhe ta hiqnin qafe “Hamasin” me “forcë të madhe”, por ende nuk ka ardhur puna deri në këtë pikë, ka paralajmëruar të martën (21.10.2025) presidenti amerikan, Donald Trump, raporton Reuters.

“U kam thënë këtyre vendeve, dhe Izraelit ‘jo njëherë!’ Ende ka shpresë se ‘Hamasi’ do të bëjë çështë e drejtë. Nëse nuk vepron kështu, fundi i ‘Hamasit’ do të jetë i shpejtë, i rrufeshëm dhe brutal! Do të doja të falënderoja të gjitha ato vende që janë lajmëruar për ndihmë”- ka shkruar presidenti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

- Reklama -

Megjithatë, disa orë para postimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, gazeta prestigjioze, “The New York Times”, ka shkruar një shkrim të gjatë bazuar në burime të paidentifikuara diplomatike dhe politike, duke paralajmëruar se shumë shtete që kanë mbështetur planin e paqes prej 20 pikash të Trumpit, kanë shprehur shqetësime për mundësinë e dërgimit të trupave për forcën ndërkombëtare të sigurisë në enklavën e Gazës për shkak të drojës se ushtarët e tyre mund të përballen me rezistencë të armatosur të militantëve të “Hamasit”.

Me planin e paqes, për të cilin Izraeli dhe “Hamasi” janë marrë vesh për armëpushimin dhe për këmbimin e pengjeve, parashikohet që në fazën e pastajme të vendoset një mision ushtarak ndërkombëtar në Gazë, por shkelja e armëpushimit nga të dyja palët në fundjavë ka ngritur shqetësime të reja në mesin e vendeve që potencialisht pritet të zotojnë trupa./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort