Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka shkruar tri porosi në X pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për një të ardhme në të cilën “të gjithë partnerët e Bashkimit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit”.
“Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.





