LAJME

Tri këmbësore goditen nga një veturë në Prizren

Tri këmbësore goditen nga një veturë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Dhjetor 2020, 12:57

Tre këmbësore janë goditur nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:20 në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij dyshohet duke mos iu përshtatur shpejtësisë i godet tre këmbësoret viktimat femër kosovare . Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika