Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kryetrajneri i KA “ Prizreni” dhe selektori i Kosovës, Bajram Duja, ka bërë të ditur se tri atletet e klubit prizrenas , Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi, nesër udhëtojnë për në qytetin e Tivarit për të marrë pjesë në mitingun ndërkombëtar të atletikës “Trofeu i Malit të Zi”.
“Tri atlete të Klubit të Atletikës “Prizreni” dhe kryetrajneri i klubit dhe njëherit selektor i ekipit përfaqësues të Kosovës për senior Bajram Duja, nesër udhëtojnë në Tivar për t’marrë pjesë në garën ndërkombëtare “Trofeu i Malit të Zi” dhe pas garës vazhdojnë përgatitjet 10 ditore me reprezentacionin e Kosovës.
Sara Susuri do të garoj në 100 m.,
Emine Jenuzi në 400 m. dhe
Merve Spahi në 1500 m.
Unë si trajner i vajzave, pres rezultate të mira dhe fitore ne garat ku do të marrin pjesë.
Suksese vajza drejt rekordeve personale dhe shtetërore!”, ka shkruar selektori Duja.