I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka mbërritur në Kosovë.
Sipas një njoftimi nga Ambasada Britanike në Kosovë, ai mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takime me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Today we are welcoming 🇬🇧 Prime Minister’s Western Balkans Envoy to Kosovo. He began with meetings with President @VjosaOsmaniPRKS and Prime Minister @albinkurti covering regional security, Kosovo’s international integration and bilateral issues.
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) April 4, 2024
Sipas njoftimit të shkurtër, temë diskutimi ka qenë siguria rajonale, integrimi ndërkombëtar i Kosovës, si dhe çështjet bilaterale.
“Sot po mirëpresim të dërguarin e kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor në Kosovë. Ai filloi me takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ku përfshihet siguria rajonale, integrimi ndërkombëtar i Kosovës dhe çështjet bilaterale”.