LAJME

Tre të arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde

Tre të arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2024, 15:18

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, gjatë një operacioni në Prizren.

Dyshimet janë se të dyshuarit përfituan dhjetëra, mijëra euro duke kryer veprën penale të lartcekur.

Aksioni është kryer nga ana e Njësisë Speciale Operative e Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Pas arrestimeve, hetuesit kanë filluar të kryejnë bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika