LAJME

Tragjedia në Austri, Ministria e Jashtme: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave

Tragjedia në Austri, Ministria e Jashtme: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2026, 12:19

Dje rreth orës 14:15, në Vjenë të Republikës së Austrisë, ka ndodhur një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën disa persona.

Sipas informacioneve zyrtare të konfirmuara nga autoritetet austriake, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund të Vjenës gjatë punimeve ndërtimore, ku si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit, punëtorë kanë mbetur të zënë nën rrënoja.

Institucionet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me familjarët e tre kosovarëve që humbën jetën në Vjenë, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të lehtësuar procedurat përkatëse për kthimin e trupave të tyre në atdhe.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund të Vjenës gjatë punimeve ndërtimore. Si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit, disa punëtorë mbetën të zënë nën rrënoja.

“Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës. Që nga marrja e informacionit, institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kanaleve diplomatike dhe konsullore, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të lehtësuar procedurat përkatëse për kthimin e trupave të tyrë në Kosovë” – njofton MPJD.

Po ashtu, Ministria i ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave, si dhe të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika