Tri pistoleta dhe 34 fishekë luftarakë, që dyshohen se u trafikuan nga Kosova për t’iu shitur grupeve kriminale në Shqipëri, janë sekuestruar gjatë operacionit policor “Hallkat” në Maminas të Durrësit, njoftoi Policia e Shqipërisë.
Policia njoftoi se në flagrancë është arrestuar M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se po i transportonte armët me automjet. Në pranga ka përfunduar edhe pasagjerja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, nën dyshimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.





