Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve të saj për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të punës së zyrtarëve policorë, të premten, Shoqata Sindikale e Policisë së Kosovës në Prizren ka pranuar dy kondicionerë si donacion nga kompania “ABI SH.P.K.” në Prizren.
Sipas njoftimit, donacioni i është dorëzuar Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së zyrtarëve policorë.





