LAJME

Mbi 2 mijë tiketa trafiku dhe 24 arrestime gjatë 24 orëve

Mbi 2 mijë tiketa trafiku dhe 24 arrestime gjatë 24 orëve
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2026, 10:50

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 561 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 96 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të Policisë, 29 prej aksidenteve kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 67 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 24 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika