Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të mbështetura nga projekti i përbashkët mes komunës së Prizrenit, Swisscontact dhe “Makerspace Innovation Center”, njofton faqja zyrtare e komunës.

Ky program ka për qëllim mbështetjen e bizneseve fillestare apo Start-Up dhe fuqizimin e bizneseve mikro e të vogla në sektorin e mobilierisë përmes digjitalizimit.







