Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të Bashkim Krasniqit, zyrtar në Drejtorinë e Inspektorateve në Prizren.
Në një postim në Facebook, Totaj i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tonë dhe aktivistit të palodhur, Bashkim Krasniqi. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. U prehsh në paqe, Bashkim!” – shkruan Totaj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.