LAJME

Totaj priti përfaqësues nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Korpusi i Paqes, diskutuan për bashkëpunimin e tyre

Totaj priti përfaqësues nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Korpusi i Paqes, diskutuan për bashkëpunimin e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2024, 12:22

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (US Environmental Protection Agency) dhe Korpusit të Paqes (Peace Corps) të cilat kanë filluar bashkëpunim të ri.

Përmes këtij bashkëpunimi, vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi do të trajnohen në fushën e ambientit dhe ndryshimeve klimatike dhe do të kenë mundësi të implementojnë projekte në këtë fushë, të përkrahura edhe financiarisht nga US EPA, njofton komuna.

Gjatë diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit, bëhet e ditur që kryetari Totaj u zotua se komuna e Prizrenit, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin e Prizrenit të Gjelbër, do t’i përkrahë të gjitha iniciativat për mbrojtjen e mjedisit dhe krijimit të një ambienti të shëndetshëm për të gjithë./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika