Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e premte, priti në takim akademikun e fushës së financave publike në Universitetin “Anadolu” të Eskishehirit të Turqisë, Necdet Saglam, i shoqëruar me anëtarin e Kuvendit, Ertan Simitçi me bashkëpunëtorë, njofton faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.
“Në këtë takim u bisedua rreth projekteve ndërkombëtare, që synim kanë përkrahjen e ndërmarrjeve komunale, zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre, duke shqyrtuar edhe mundësitë e aplikimit të Komunës së Prizrenit për mbështetje të projekteve ndërkombëtare nga BE-ja dhe UNDP-ja”, thuhet në fund të njoftimit.