Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka konsideruar të nevojshme mbajtjen sa më të shpejt të zgjedhjeve të reja parlamentare në vend. Sipas PDK-së, stagnimi politik dhe ekonomik, e posaçërisht dëmitimi i mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të parakohshme sa më parë.
“PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin, i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”, konsideron PDK.
Kjo parti opozitare thotë në një komunikatë për media, se nga shkurti i këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues, ka nisur mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje të reja. “Ndërkaq, me 27 mars, kryetari Memli Krasniqi ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua Raporti që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, ndërsa kryetari Krasniqi ka falënderuar Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), parti ku bën pjesë edhe PDK-ja, për angazhimin e madh në interes të Kosovës në çdo hap të këtij procesi.
“PDK beson se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, për të cilën është punuar me vite, i shërben forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Prandaj, PDK u bën thirrje institucioneve të Kosovës që gjatë këtij muaji të lobojnë dhe koordinohen me të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë, që votimi final i Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet në muajin maj, të jetë pozitiv”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

/RTK/