Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj tërheqjes së mjeteve financiare nga buxheti komunal në emër të kontratës kolektive, duke e cilësuar situatën si “poshtërsi”.
Totaj: Poshtërësia ka emër dhe mbiemër!

Përmes një shkrimi në facebook, Totaj bëri të ditur se përmes përmbaruesit, Komunës së Prizrenit i janë marrë 360 mijë euro nga kategoria e subvencioneve, mjete të cilat sipas tij ishin të destinuara për mbështetje të sektorëve të ndryshëm në qytet.
Ai theksoi se vetëm gjatë vitit 2026, Komunës së Prizrenit i janë marrë afro 17 milionë euro në total, duke ngritur shqetësime për ndikimin që këto ekzekutime financiare mund të kenë në projektet dhe shërbimet komunale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Në Forumin Itali-Kosovë për Agrobiznes Kurti kërkon bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve

Arrestohen pesë serbë nga Kosova, dyshohen për cenim të votës në Graçanicë

Komuna e Prizrenit publikon listën e përfituesve të subvencioneve për OJQ-të në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

