Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, edhe të hënën karshi takimeve të shumta ka vazhduar t’i takoj shumë familje qytetare, të cilët tradicionalisht janë marrë me ushtrimin e zejeve të rralla në Prizren.
Kështu sot Shaqir Totaj ka takuar familjen Gjurgjealo, e cila për disa breza është marrë me zejen e plispunuesve, ndërsa sot kjo zeje ka mbetur pa përkrahjen institucionale, ndonëse është pothuaj se ndër zejet e vetme që kanë mbetur. Përfaqësuesit e familjes zejtare Gjurgjealo e kanë njoftuar kryetarin e ardhëm të Prizrenit për vështirësitë, por edhe për kërkesat e tyre se si zejet e vjetra duhet të ringjalljen në Prizren, në mënyrë që të zhvillohet edhe turizmi, por edhe ekonomitë familjare.






