LAJME

Totaj në Turqi, fton biznismenin e suksesshëm të investojë në Prizren

Totaj në Turqi, fton biznismenin e suksesshëm të investojë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2024, 22:04

Kryetari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe drejtori i Kadastrit, Sengjar Karamuqo, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Turqi.

Me këtë rast kryetari Totaj ka takuar biznesmenin e suksesshëm në fushën e hotelierisë, presidentin e kompanisë “The Green Park Hotels & Resorts” Adil Üstündağ me bashkëpunëtorë e tij.

“Biseduam për mundesinë e bashkëpunimit dhe ndërtimit të një hoteli me kapacitete të mëdha për të përmbushur nevojat në rritje të turistëve në qytetin e Prizrenit, si një destinacion mjaft i vizituar gjatë 12 muajve të vitit.
Mbetemi optimist për zhvillime pozitive dhe punë konkrete për qytetin tonë të dashur!”, shkruan Totaj.

 Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika