Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë pamje të Prevallës, duke e quajtur destinacion të përkryer për adhuruesit e aventurës.
Sipas Totajt, Prevalla ofron një kombinim unik të ajrit të pastër, peisazheve malore dhe qetësisë natyrore.
“Përshëndetje nga Prevalla, atraksioni turistik në zemër të Parkut Kombëtar të Sharrit, që vazhdon të tërheqë vizitorë nga mbarë rajoni. Prevalla ofron një kombinim unik të ajrit të pastër, peisazheve malore dhe qetësisë natyrore. Me pistat e skijimit gjatë dimrit, ky destinacion është i përkryer për adhuruesit e aventurës. Në këtë vend, gjithashtu mund të shijoni gastronominë tradicionale në restorantet lokale dhe mikpritjen e veçantë të banorëve.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.