Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, këtë të dielë ka përshëndetur qytetarët me pajme të fshatit Vlashnjë të Prizrenit.
Ai e ka quajtur këtë fshat pasuri të trashëgimisë kulturore në komunën e Prizrenit, duke përfshirë shtëpitë tradicionale, njerëzit mikpritës dhe natyrën e bukur që ka fshati Vlashnjë.





