LAJME

Totaj ndan pamje të fshatit Mushnikovë: Ky fshat malor njihet për mikpritje të ngrohtë

Totaj ndan pamje të fshatit Mushnikovë: Ky fshat malor njihet për mikpritje të ngrohtë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2024, 22:57

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje nga fshati malor Mushnikovë e Prizrenit. Ai ka thënë se fshati Mushnikovë është një vend i veçantë me peisazhe të mahnitshme malore, pasi, gjendet në shpatet e Maleve të Sharrit, midis Prevallës dhe qytetit të Prizrenit.

“Përshëndetje nga fshati i mrekullueshëm, Mushnikovë!

I vendosur në Luginën e Lumëbardhit, Mushnikova është një vend i veçantë me peisazhe të mahnitshme malore, pasi, gjendet në shpatet e Maleve të Sharrit, midis Prevallës dhe qytetit të Prizrenit, në një lartësi mbidetare prej 930 metrash mbi nivelin e detit.

Ky fshat është i përbërë prej shtëpive të dendura, të cilat tani janë të mbuluara me borë gjatë kësaj kohe të ftohtë.

Në Mushnikovë rrjedhin dy lumenj të bukur, Lumëbardhi dhe Petroshnica, të cilët i japin peisazhit një bukuri të veçantë dhe ndihmojnë në krijimin e një mjedis të qetë dhe tërheqës.

Fshati Mushnikovë ka një histori të gjatë dhe tradita të pasura, duke u udhëhequr gjithmonë nga këshilli i fshatit, i përzgjedhur me kujdes nga banorët e vet.

Ky fshat malor njihet për mikpritje të ngrohtë dhe një pasuri të kulturës së tij autentike për të gjithë vizitorët që e vizitojnë atë.” ka shkruar Totaj në Facebook.

 Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika