Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si çdo të diele, këtë javë ka përshëndetur qytetarët duke ndarë pamje nga fshati Arbanas (Serbicë e Poshtme) dhe Serbicë e Epërme. Ai është shprehur se këto fshatra karakteristike janë të njohura për për historinë e tyre të lashtë që shtrihet deri në antikitet dhe për bunarishten mesjetare. Totaj ka shtuar se ecja nëpër rrugët e këtyrë fshatrave të shtrira midis shtëpive të shumta dhe ambientit të mahnitshëm natyror, është kënaqësi që duhet përjetuar.
”Përshëndetje të gjithëve nga Arbanasi (Serbica e Poshtme) dhe Serbica e Epërme, vende të njohura për historinë e tyre të lashtë që shtrihet deri në antikitet si dhe për bunarishten mesjetare në pjesën juglindore.





