LAJME

Totaj mori pjesë në lansimin e raportit financiar të projektit të komunës së Prizrenit me UNDP

Totaj mori pjesë në lansimin e raportit financiar të projektit të komunës së Prizrenit me UNDP
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2024, 18:51

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, morën pjesë në ceremoninë e lansimit të raportit financiar, pjesë e projektit “Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën” që komuna ka me UNDP-në.

Përveq prezantimit, bëhet e ditur se u diskutua për krijimin e mundësive për investime, për forcimin e veprimeve lokale për klimën dhe mekanizmave të financimit që përfshijnë adresimin e boshllëqeve kyçe në financim, teknologji dhe qeverisje në nivel lokal.

“Pjesëmarrja e kryetarit tregon angazhimin institucional për të promovuar veprime të gjelbra dhe qëndrueshmëri mjedisore në komunitetet tona.”, thuhet në fund të njoftimit të komunës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika