LAJME

Totaj mirëpret kampionin e boksit profesionist, Labinot Xhoxhaj

Totaj mirëpret kampionin e boksit profesionist, Labinot Xhoxhaj
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Dhjetor 2024, 16:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot në takim kampionin e ri evropian në versionin EBU për peshat e rënda, prizrenasin Labinot Xhoxhaj, pas triumfit të tij të madh në boks.

“Labinoti fitoi titullin më 22 nëntor 2024 në Heidelberg të Gjermanisë, ku mundi boksierin ukrainas Olexander Zakozhyi në një ndeshje të jashtëzakonshme. Ky sukses i Labinot Xhoxhajt është një arritje historike për sportin e boksit në Kosovë që do të shërbej edhe për frymëzim të sportistëve të brezave të rinj.

Labinoti, që u shoqërua nga trajneri dhe menaxheri i tij, Toklir Xhoxhaj, është një shembull se me punë të palodhshme dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera” thuhet në njoftim.


Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika