Kryetrari i Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me stafin e tij, sot kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për ta uruar kryetarin e sapoemëruar, Valon Ibrahimi.
“I shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, kisha kënaqësinë që sot ta vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit për ta uruar Kryetarin e sapoemëruar, Valon ef. Ibrahimi për pozitën e re.
Me këtë rast, theksuam edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve komunale dhe institucioneve fetare në nxitjen e harmonisë dhe përparimit brenda komunitetit, si dhe përkushtimin e përbashkët për mirëqenien e banorëve të Komunës së Prizrenit.” ka thënë Totaj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.