Instituti GAP ka publikuar rezultatet e Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, ku Komuna e Prizrenit është renditur në krye të klasifikimit me 100 pikë të plota.
Sipas kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, ky rezultat është rrjedhojë e angazhimit të palodhshëm, punës me përkushtim dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të të gjithë kabinetit, drejtorive dhe zyrtarëve komunalë, të cilët thotë se çdo ditë punojnë për të garantuar llogaridhënie, qasje të hapur dhe menaxhim transparent të parave publike.






