Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmjen e kaluar ka marrë pjesë në festivalin e fëmijëve “Fluturat”, i cili organizohet çdo vit për më të vegjëlit.
Ai ka uruar fëmijët për 1 Qershorin me disa çaste nga ky festival, duke thënë se është një mundësi e shkëlqyeshme për ta festuar fëmijërinë dhe për të promovuar krijimtarinë dhe talentet e fëmijëve tanë.
“Në këtë ditë të veçantë, sidomos për fëmijët tanë, me kënaqësi mora pjesë në Festivalin e Fëmijëve “Fluturat” në Prizren.
Ky festival është një mundësi e shkëlqyeshme për ta festuar fëmijërinë dhe për të promovuar krijimtarinë dhe talentet e fëmijëve tanë.
Festivali sjell gëzim dhe argëtim për të vegjlit, duke u ofruar atyre një platformë për ta shprehur veten dhe për ta ndarë gëzimin e tyre me komunitetin.
Urime të gjithë fëmijëve për 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!”, ka shkruar kryetari Totaj në rrjetin social Facebook./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.