Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar se fyerje të tilla ndaj traditave të ndershme punëtore janë në kundërshtim me shpirtin e qytetit të Prizrenit.
“E dëgjova një ish-partner tonin të koalicionit, edhe në mënyrë përqeshëse, me tallje, me hajgare, thotë: ‘Ky është hasjan, furraxhi e ka pasë babën…’ — njëfarë lloj nënçmimi. Mirëpo, ne këtu shumica absolute jemi furraxhi, edhe janë shumë të tjerë që janë furraxhi. Ajo është një traditë e jona familjare, regjionale, ajo traditë neve na ka bë të suksesshëm në biznes,” ka deklaruar Totaj.





