LAJME

Totaj: Erdogan Celina ishte më shumë se një futbollist, ai ishte simbol i një brezi të artë

Totaj: Erdogan Celina ishte më shumë se një futbollist, ai ishte simbol i një brezi të artë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2026, 07:58

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të njërit prej figurave më të shquara dhe më të respektuara të futbollit të Kosovës, Erdogan Celina.

Totaj e ka cilësuar Celinën si simbol të një brezi të artë, kontributi i të cilit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit të futbollit, sipas tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit prizrenas dhe kosovar, Erdogan Celina. Erdogani ishte më shumë se një futbollist, ai ishte simbol i një brezi të artë, një mesfushor i dalluar me vizion, qetësi dhe disiplinë shembullore në fushë. Kontributi i tij në fanellat e klubeve si Trepça, Prishtina dhe Liria la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë.” – ka shkruar Totaj në Facebook.

Tutje, ai theksoi se veprat dhe virtytet e mira të Celinës do të mbeten mbeten përgjithmonë në kujtesën bashkëpuntorëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën.

“Si trajner dhe mentor, ai nuk formësoi vetëm lojtarë, por edhe njerëz të mirë, duke u dhënë zemër dhe drejtim brezave të rinj me dashurinë e tij të madhe për lojën. Përkushtimi, mençuria dhe mirësia e tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e secilit që e njohu dhe pati fatin të bashkëpunojë me të. Prehu në paqe, kampion!” – shkruan në fund Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika