Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se niveli qendror po i falimenton komunat.
Në një postim në Facebook ka shkruar se komunat e Kosovës po përballen me pengesa, të cilat ai i ka konsideruar si të pashembullta. Ka shkruar se nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin financiar.
“Niveli qendror praktikisht po i falimenton komunat. Komunat e Kosovës po përballen me pengesa të pashembullta. Jo vetëm në aspektin financiar, komunat janë nën një presion të paparë nga Qeveria qendrore. Në kundërshtim të plotë me Ligjin për VetëQeverisje Lokale, Qeveria e pamandat po i sakaton komunat. Mos-konstituimi i Kuvendit është bllokadë e re e shtetit nga Vetëvendosje”, ka shkruar ai.





