Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se asnjë proces gjyqësor s’mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën u ndërtua ajo.
Shiroka Pula foli në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 28 Nëntorit.
“Presidentja theksoi se flamuri kuq e zi u bë simbol i qëndresës dhe i luftës çlirimtare të Kosovës, ndërsa 28 Nëntori përfaqëson katër ngjarje të rëndësishme: Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet. Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Presidentja Shiroka Pula tha se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën u ndërtua ajo”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.





