LAJME

FC Liria: Erdogan Celina do të kujtohet si një prej njerëzve që la gjurmë në historinë e klubit tonë

FC Liria: Erdogan Celina do të kujtohet si një prej njerëzve që la gjurmë në historinë e klubit tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2026, 08:50

Klubi futbollistik “Liria” u ka shprehur ngushëllime familjes, , të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën futbollistin tashmë të ndjerë, Erdogan Celina.

Në një postim në Facebook, FC Liria ka theksuar se Celina do të kujtohet si një prej njerëzve që la gjurmë në historinë e klubit të tyre.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Erdogan Celinës, një emër që për shumë vite ishte pjesë e historisë së FC Liria dhe futbollit prizrenas. Erdogan Celina do të kujtohet si një prej njerëzve që la gjurmë në historinë e klubit tonë. Kontributi, përkushtimi dhe vitet e tij pranë Lirisë mbeten pjesë e kujtesës së klubit dhe të gjithë atyre që e njohën. Në këto momente të dhimbshme, FC Liria u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. I paharruar qoftë kujtimi për Erdogan Celinën.” – shkruan FC Liria.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika