LAJME

Tollovi tek 1 “Tetori”, radhë të gjata të qytetarëve në pritje për t’u vaksinuar

Tollovi tek 1 “Tetori”, radhë të gjata të qytetarëve në pritje për t’u vaksinuar
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2021, 09:21

Një ditë pas pushimit për shkak të Fiter Bajramit, sot ka rifilluar vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin.Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori”.
Interesimi për të marrë vaksinën kundër Covid-19 këtu është tejet i madh.

Në disa fotografi të publikuara shihet një grumbull i madh i të moshuarve që presin në rend, pa mbajtur fare distancën mes vete.Kjo pavarësisht thirrjeve të institutcioneve shëndetësore dhe një orari për vaksinim të ndarë në dy ndërrime me punën që fillon në orën 08:00 të mëngjesit dhe që mbaron në 19:30 në mbrëmje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika