Veturat e paregjistruara janë sfidë e madhe për institucionet tash e sa vjet. Të njëjtat, nuk do të mund të lëvizin më në rrugët e Kosovës pa u detektuar nga Policia e Kosovës kjo falë tiketave ngjitëse të cilat do të aplikohen në vetura nga data 1 mars.
Hysen Durmishi Zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, tha se kjo do të ndikojë që Policia e Kosovës të mund t’i identifikojë shumë më lehtë automjetet e paregjistruara.
“Arsyeja që po e vendosim këtë tiketë ngjitëse është të ulim numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë, në mënyrë që ky numër të jetë sa më i vogël, atëherë do ta kemi shumë më lehtë që të aplikojmë për Kartonin e Gjelbër”, tha ai për televizionin publik.





