Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që Kosova të jetë anëtare e plotë në Kartën e Adriatikut, gjatë takimit të sotëm të asociacionit.
Gjatë takimit ai ka thënë se dha dy shembuj konkretë pse Kosova duhet të jetë anëtare. Ai përmendi sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit duke theksuar se Kosova i zmbrapsi të dy këto sulme dhe “triumfoi”.
“Për ne, këto nuk janë rreziqe abstrakte. Ne përballemi drejtpërdrejt me to dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë drejtpërdrejt në reagimin rajonal. Anëtarësimi i plotë në A5 ia mundëson Kosovës pikërisht këtë. Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6”, ka shkruar Konjufca në X.





