LAJME

“Një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme” -Ambasadori britanik uron Kurtin dhe Qeverinë e re

“Një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme” -Ambasadori britanik uron Kurtin dhe Qeverinë e re
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2026, 17:49

Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese (e cila i dha dritën e gjelbër konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë), duke e përgëzuar “ngrohtësisht” kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij “për konfirmimin e tyre si qeveria e re e Kosovës”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ambasadori Hargreaves vlerëson se “pas ngërçit të gjatë politik, ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme dhe efektive, të cilat mund të sjellin rezultate për qytetarët e Kosovës”.

Ambasadori thekson se “Mbretëria e Bashkuar pret me kënaqësi të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në muajt në vijim”. Gjithashtu, ai shpreson se “të gjitha partitë politike tani do të tregojnë frymë përgjegjësie dhe bashkëpunimi për të zgjedhur një President para datës 6 tetor, duke e ndihmuar Kosovën të realizojë reformat dhe të përballet me mundësitë e sfidat që e presin”.
Tutje, ambasadori thekson se “Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e palëkundur e Kosovës, duke punuar së bashku për interesat tona të përbashkëta në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, mundësive ekonomike, sigurisë rajonale dhe të së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika