LAJME

Thyhet një lokal në Suharekë, vjedhen gjësende në vlerë prej 20 mijë euro

Thyhet një lokal në Suharekë, vjedhen gjësende në vlerë prej 20 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2021, 10:34

Të enjten rreth orës 05:00 në Suharekë është raportuar për një vjedhje në një lokal. Sipas informatave të të dëmtuarve thuhet se janë vjedhur gjësende në vlerë prej 20 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se me datë 22.04.2021 në ora 05:00 është raportuar për një vjedhje në qendren tregtare ”Neptun”, duke shtuar se njësitet patrulluese dhe sektori i hetimeve iu kanë përgjigjur rastit.

Osmanollaj tutje ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje ku edhe ka vërejtur se një dritare e lokalit është hapur me forcë.

Ndërsa, në mëngjes policia është njoftuar edhe nga menaxheri i ”Neptun” se persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në këtë lokal.

Osmanollaj ka thënë se sektori rajonal i hetimeve dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u zhvilluar hetimet.
Sipas ankuesit vlera e gjësendeve të vjedhura është afërsisht 20.000 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika