LAJME

Thirrje për aplikim të fermerëve prizrenas përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022

Thirrje për aplikim të fermerëve prizrenas përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2022, 17:47

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren, përmes faqes zyrtare të komunës njofton se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022.

Njoftimi i plotë:

Thirrje për aplikim – Fermerët e komunës sonë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022.
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorisë Komunale për Bujqësi në komunën e Prizrenit.
Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 26.04.2022 dhe përfundon më datë 25.05.2022, në ora 16:00.
Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;
Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës;
Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit, arrës fasulës, misrit, qershisë, vishnjës dhe dardhës si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional (breshër), për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
Pagesa Direkte për bletë;
Pagesa Direkte për pula vojse;
Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;
Fermerët/aplikuesit, që përfitojn subvencionin për siperfaqet e tokës bujqësore të mbjellurë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojn edhe nga subvencionimi i pjesëshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/liter, për sasin e naftës prej 150 l/ha e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha siperfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.
Fermerët/aplikuesit, që perfitojn subvencionin për siperfaqet e tokës bujqësore të mbjellurë/kultivuar me kulturat bujqësore: grur, miser, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojn edhe nga subvencionimi i pjesëshëm për sasisën e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grur, ndersa në vlerë prej 100 €/ha për miser, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha siperfaqet e tokës bujqësore të mbjellura/kultivuar, me kulturat bujqësore: grur, miser, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për tu subvencionuar në këtë program.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 26.04.2022 dhe përfundon më datë 25.05.2022, në ora 16:00.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.
Sqarim:
Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2021.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Informatat:
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren ne web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika