Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Qendra e Paraburgimit në Hagë ka komentuar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Thaçi për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ai ka bërë të ditur se ky propozim kishte për qëllim sigurimin e një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar. Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, është shprehur Thaçi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Abdixhiku: LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së për president

Kurti: Eliot Engel do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona, mbështeti ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb

Sot mot me diell e vranësira, pasdite priten edhe riga shiu

