Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se kjo është një procedurë standarde.
“Janë procedura standarde që duhen kryer për të pasur gjithë eksperiencën në mënyrë që të mitigojmë të gjitha ngjarjet më vonë. Patëm një test të suksesshëm me avionin e provës. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit”, tha Balluku.
Po ashtu mësohet se po punohet paralelisht për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.






