Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një njoftimi në facebook, bën të ditur se nga disa e sotme edhe në QMF- Arbanë do të kryhen rapid teste për Covid-19.
Postimi i plotë:
“Nga dita e sotme ( 23.08.2021) QMF- Arbanë është Qendra e 14 në Komunën tonë ku realizohen testet rapide Antigen Sars CoV 19. Numri i testimeve në baza ditore arrinë në 1000 persona në ditë. Për fat të keq rastet pozitive janë në numër të madhë.Lagjja e Arbanës dhe fshatrat që gravitojnë në këtë Qendër këtë shërbim mund ta marrin në QMF Arbanë . Apelojmë tek popullata në zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid- 19 dhe pjesëmarrje masive në vaksinim. Apelojmë gjithashtu që të respektohen kriteret e termineve. Mos u paraqitni pa termin në Qendrën e Vaksinimit ngase do të ktheheni prapë. Deri më tani Komuna e jonë është e dyta në Kosovë me numërin me të madhë të të vaksinuareve – rrethë 61 000 vaksinime.”