LAJME

Terras për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, kjo vërtet shkatërron besimin në dialog

Terras për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, kjo vërtet shkatërron besimin në dialog
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2026, 08:36

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e ka cilësuar si të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke cituar deklaratën e ministres serbe: “Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën” , Terras ka shkruar: “Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Kosova ka paditur Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka shpallur person të padëshirueshëm (non grata) ministren Paunoviq, duke i ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen dhe kalimin tranzit nëpër territorin e Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika