LAJME

Tërnava u uron Kërshëndellat besimtarëve katolikë

Tërnava u uron Kërshëndellat besimtarëve katolikë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Dhjetor 2020, 16:56

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Në mesazhin e urimit, Tërnava shkroi se ndonëse në pandemi festat gjithmonë shërbejnë për bashkim dhe solidaritet.

“Me rastin e festës së Kërshëndellave, më lejoni që me respekt t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi”.

“Megjithëqë, vit e kohë pandemie, fesat fetare te ne si gjithherë, e edhe me këtë rast paraqesin momentin e ndërgjegjësimi për bashkim, unitet, respekt, dashuri e solidaritet. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu, kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që na duhen për një të ardhme më të mirë për njerëzimin”.

Përmes letrës drejtuar Ipeshkvi Dodë Gjergji, Tërnava ka uruar edhe gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika