LAJME

Tërnava: Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm i dialogut dhe urtësisë

Tërnava: Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm i dialogut dhe urtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2025, 19:17

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm i dialogut dhe urtësisë gjatë gjithë misionit të tij.

Tërnava i ka shprehur ngushëllime shtetit të Vatikianit dhe gjithë besimtarëve katolikë me rastin e vdekjen se Papa Françeskut.

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj, si dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin e Vatikanit – selinë qendrore të Kishës Katolike – për Kishën Katolike në vendin tonë, si dhe për të gjithë besimtarët katolikë. Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm i dialogut dhe urtësisë gjatë gjithë misionit të tij. Ai u angazhua me përkushtim për ndërtimin e urave të mirëkuptimit ndërmjet feve dhe popujve. Punoi pa u lodhur për promovimin e paqes dhe të vlerave fetare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë”, thuhet ndër të tjera në telegram ngushëllimin e Tërnavës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika