LAJME

Tërmet në Serbi, lëkundjet ndihen edhe në disa qytete të Kosovës

Tërmet në Serbi, lëkundjet ndihen edhe në disa qytete të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2024, 21:40

Serbia është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.6 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 13 km në verilindje të qytetit të Vranjës në Serbi, të dielën më 13 tetor 2024, rreth orës 20:46.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës.

Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, ky tërmet konsiderohet me intensitet të moderuar dhe nuk pritet të shkaktojë dëme të mëdha strukturore.

Tërmeti është raportuar në ueb faqen https://emsc-csem.org/./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika