- Reklama -

Tentoi të ju ofroj ryshfet policëve, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili sot në orët e para të mëngjesit u ndalua për tejkalim shpejtësie dhe kundërvajtje në trafik, më pas ai ka tentuar të ju ofroj ryshfet policëve që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare. I dyshuari u shoqërua në Stacionin Policor në Rahovec, ku ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit.
Njoftimi i plotë:
“Rahovec, 26 korrik 2022
Me datën 26.07.2022 rreth orës 01:40, patrulla policore nga Stacioni Policor në Rahovec gjatë një pike të kontrollit të automjeteve, kanë ndaluar të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1964 për kundërvajtje në trafik, tejkalim i shpejtësisë me automjetin që ishte duke e drejtuar. Derisa zyrtarët policorë kishin qenë duke përfunduar procedurat për kundërvajtjen e kryer, i dyshuari kishte tentuar të ju ofroj 50 euro me qëllim që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare.
I dyshuari në fjalë është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec dhe atje ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit (1.25 promilë alkool në gjak).
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.”, thuhet në njoftim.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort