Temperaturat këtë të martë do të pësojnë ulje, minimalja do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.
Fillimisht pritet të ketë depërtim të frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.
Ato do të jenë kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Po ashtu, pritet edhe largimi i pluhurit Saharian, njofton Meteo Kosova.
“Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës: zona veriore, verilindore, lindore dhe ajo disi qëndrore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike”, shkruan në njoftim.
“Era do fryjë fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale”, thuhet tutje aty.