Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këshillon t’i shmangeni kontaktit direkt të rrezeve të diellit dhe aktiviteteve fizike sot dhe nesër, pasi parashikohet mot shumë i nxehtë.
IHMK njoftoi të martën për temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë së mërkurës dhe së enjtes.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit.